Presidenti Ilir Meta përmes një njoftimi zyrtar zbulon se ka caktuar datën 25 prill për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 2021-shit.
Kjo datë është vendosur dy ditë pasi ai zhvilloi një tur takimesh me të gjithë liderët politikë në zyrën e tij.