PREKËSE! Humbet bashkëshorten, vrapuesi shqiptar tregon për ditën e parë pa të: “U ndjeva si një bime pa ujë”

Maratonomaku i mirënjohur Sotir Qiriaqi humbi bashkëshorten e tij për shkak të virusit që i mori jetën shumë shumë herët. Mes dhimbjes së madhe që po përjeton, kampioni i vrapit vendosi të japë një deklaratë ku tregon për ditët e tij kaq të vështira.

Ai tha se humbi gjënë më të shtrenjtë, atë me të cilën mbante çdo sekret, me Loretën e ndjerë me të cilën lumturia nuk kishte fund. I pyetur se si u ndje në ditën e parë pa të, fjalët e Sotirit do t’ju përlotin.

“Dita e parë pa Loretën ishte si një bimë pa ujë, unë s’kam ujë, por e shoh që shokët më respektojnë dhe më duan shumë. Dita e parë ishte krejt ndryshe pasi imazhi i saj më del në shtëpi, por unë i premtoj se do mbetet dashnor i saj, besniku i saj.” -tha ai mes lotësh.