Prej më shumë se 10 vitesh kanë punuar së bashku në Top Channel, Albana Osmani ‘qëllon’ live Arbana Osmanin dhe zbulonçfarë nuk shkon mes tyre

Të dyja moderatore shumë të dashura për publikun shqiptarë, Arbana Osmani dhe Albana Osmani për më shumë se 10 vite kanë punuar së bashku në një televizion, Top Channel. Por edhe pse në një televizion, duket se moderatoret nuk kanë pasur ndonjëherë shoqëri.

Në një moment të promos së publikuar nga emisioni “Shiko Kush Luan” me rubrikën “Paintball” Albana Osmani është e ftuara që do realizojë sfidën dhe në të është shprehur për Arbana Osmanin. Teksa e qëllon, ajo tregon se nuk ka pasur kurrë miqësi me të, pavarësisht se arsyen nuk e ka kuptuar asnjëherë.

“S’ka pas kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse, por…” është shprehur Albana teksa ka ‘qëlluar’ Arbanën.