Prej ditësh në luftë me COVID-19, ndahet nga jeta epidemiologu i njohur shqiptar

Koronavirusi i ka marrë jetën epidemiologut të njohur shqiptar, Vilson Topullit.

Një lajm i hidhur ky për familjarët, por edhe për botën e mjekësisë që ka humbur një specialist të dalluar dhe të palodhur. Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e dha shefja e ISHP-së, Silva Bino.

“Kjo pandemi na mori sot kolegun tonë të palodhur, Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjatë epidemisë së kolerës në vitin 1994. Më pas punova rreth 16 vite me të. Vili ishte personi që njihte çdo skutë që Shqipëri, e njihte vendin dhe këdo që punonte në shëndet publik. Një njeri i palodhur. Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte filluar punën qysh 19 vjeç.”- shkruan Bino ndër të tjera.

Bino thekson ndër të tjera se ai ishte epidemiolog i terrenit, ndërkohë që nuk mund ta dinte se vite më pas një pneonomoni e tillë do ti merrte jetën.

“Ishte epidemiolog i palodhur i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite më pas një pneumoni e tillë do ti merrte jetën. Të na falësh Vili që nuk të mbrojtëm e nuk të shpëtuam dot.”- shkruan Bino.