Prej 4 ditësh tek Infektivi, humb jetën mjeku i njohur shqiptar

Ditën e sotme është ndarë nga jeta një tjetër mjek nga COVID-19. News 24 raporton se si pasojë e kontraksioneve që i shkaktoi virusi COVID-19, nga i cili ishte infektuar prej ditësh, ka humbur jetën doktori Rustem Keko.

Rustem Keko njëherësh ishte edhe drejtor i spitalit të Përmetit. Mësohet se Keko kishte 4 ditë i shtruar në spitalin Infektiv, por nuk mundi ta fitonte dot betejën me virusin. /albeu.com/