Prej 14 ditësh i shtruar në spitalin Covid-2, ndahet nga jeta zyrtari i lartë

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan, Kozma Hakani 73 vjeç.

Mësohet se Hakani ishte i infektuar me koronavirus dhe kishte 14 ditë i shtruar në spitalin Covid 2.

Kozma Hakani ka qenë dhe drejtor i Arsimit në qarkun e Elbasanit,dhe për 40 vite punoi në sistemin e arsimit në shkolla të ndryshe të qytetit të Elbasanit.