Prangoset me forcë bashkëshorti i Besa Shahinit, dalin pamjet

Është vendosur ne pranga ditën e sotme Kreu i Partisë Social-Demokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj njëkohësisht dhe bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri.

Ai u prangos me forcë në afërsi të stacionit policor në qendër të Prishtinës së bashku me 15-të aktivistë të tjerë të PSD-së të cilët ishin ngritur në protestë. Në muret e stacionit policor ata kishin shkruajtur: “Trajtim selektiv të Policisë”.

Kjo parti i ka cilësuar krejtësisht si të padrejta ndërkohë që në fotot e publikuara nga ata në Facebook shihet palltoja e shqyer e Dardan Molliqaj.

“Kur zbatimi i ligjit është selektiv, ai gjithmonë shkon në dobi të të fortit e në kurriz të të dobëtit”.

“Gjatë aksionit të sotëm simbolik për të shpërfaqur hipokrizinë e institucioneve të Kosovës karshi qytetarëve të saj, të cilët shqiptuan gjoba në vlerë prej 3 milion eurosh për qytetarët e gati asnjë për tubimet e partive politike, aparati policor shtetëror ndërhyri dhunshëm për ta ndërperë aksionin duke prangosur aktivistët e PSD-së”, shkruhet në reagimin e PSD-së.

Për më shumë shihni fotot.