Politikani serb provokon shqiptarët, e quan Shkodrën qytet antik serb (FOTO)

Një politikan serb ka vendosur të trazojë ujërat, duke bërë një deklaratë të fortë për qytetin verior të Shqipërisë, Shkodrën. Politikani serb, i cili jeton në Mal të Zi, Vladislav Dajkovic, ka postuar një foto nga Shkodra dhe shkruan se e konsideron qytet serb.

Madje me krenari thotë se Shkodrën e ka çliruar stërgjyshi i tij, dhe se nuk e harron historinë ku është i lidhur ngushtësisht për shkak të traditës familjare.

“Sot kam vizituar qytetin antik serb Shkodra, në Shqipëri. Për këtë qytet më lidh tradita familjare, sepse Esad Pasha ia ka dorëzuar çelësat e qytetit gjatë çlirimit malazez të Shkodrës.