Politikani i njohur hedh dyshimet mbi Bashën: Sa euro të kushton jahti i ankoruar në brigjet perëndimore të Francës

Ish-deputeti i Kuvendit, Kujtim Gjuzi ngre dyshime se kryedemokrati Lulzim Basha është pronar i një jahti që qëndron i ankoruar në Francë.

Përmes një postimi në Facebook, Gjuzi pyet Bashën se “sa ka kushtuar jahti” që ka të ankoruar në brigjet perëndimore të Francës prej 5 vitesh.

“KONSERVATORËT PYESIN Lulzim BASHËN Sa Euro kushton Jahti i tij ankoruar në brigjet perëndimore në Francë 2017-2018-2019-2020-2021”, shkruan ai në Facebook.