Politika shpenzon miliona USD për të blerë simpatinë e SHBA, zbardhen lobimet e Berishës, Metës, Ramës dhe Bashës, PD 65 takime të sponsorizuara në 2 vite

Politika shqiptare ka hedhur miliona e miliona dollarë për të blerë simpatinë e amerikanëve. Historia ka treguar se partitë që kanë pasur mbështetjen e Uashingtonit kanë qeverisur vendin dhe kanë qenë më të suksesshme. Duke e ditur këtë gjë, liderët kryesorë në vend prej vitesh kanë përdorur kompani lobimi për të siguruar takime e telefonata me personalitete amerikane. Së fundmi ka qenë kryedemokrati Lulzim Basha i përfshirë në disa skandale lobimi, por duket se kjo histori është mjaft e vjetër. Gazeta ka siguruar të dhënat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për të gjitha lobimet që janë bërë ndër vite nga Shqipëria. Sipas dokumenteve rezultojnë shkresa për takime e marrëveshje që në vitet 1991 apo 1992. Dokumentet tregojnë se emra si Ylli Bufi, ish-ministrat Abdyl Xhaja apo Sabit Brokaj, kanë lobuar fort për vizita, takime e marrëveshje me amerikanët, por ndryshe nga tani, atëherë korrespodencat ishin të drejtpërdrejta. Në vitet e fundi u fut nocioni i lobimeve përmes kompanive private.

Të dhënat

BREAKING NEWS
‘KRERËT E KORRUPTUAR TË POLITIKËS SË LARTË SHQIPTARE PO KËRCËNOHEN RREZIKSHËM’, SPARTAK NGJELA PARALAJMËRON ZHVILLIME TË BUJSHME NË VEND
x
POLITIKE

Politika miliona USD për të blerë simpatinë e SHBA, zbardhen lobimet e Berishës, Metës, Ramës dhe Bashës, PD 65 takime të sponsorizuara në 2 vite

SHKRUAR NGA KLITI TOPALLI
10 GUSHT 2020
Politika miliona USD për të blerë simpatinë e SHBA, zbardhen

Politika shqiptare ka hedhur miliona e miliona dollarë për të blerë simpatinë e amerikanëve. Historia ka treguar se partitë që kanë pasur mbështetjen e Uashingtonit kanë qeverisur vendin dhe kanë qenë më të suksesshme. Duke e ditur këtë gjë, liderët kryesorë në vend prej vitesh kanë përdorur kompani lobimi për të siguruar takime e telefonata me personalitete amerikane. Së fundmi ka qenë kryedemokrati Lulzim Basha i përfshirë në disa skandale lobimi, por duket se kjo histori është mjaft e vjetër. Gazeta ka siguruar të dhënat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për të gjitha lobimet që janë bërë ndër vite nga Shqipëria. Sipas dokumenteve rezultojnë shkresa për takime e marrëveshje që në vitet 1991 apo 1992. Dokumentet tregojnë se emra si Ylli Bufi, ish-ministrat Abdyl Xhaja apo Sabit Brokaj, kanë lobuar fort për vizita, takime e marrëveshje me amerikanët, por ndryshe nga tani, atëherë korrespodencat ishin të drejtpërdrejta. Në vitet e fundi u fut nocioni i lobimeve përmes kompanive private.

Të dhënat

Që nga viti 2007 e deri më sot janë miliona dollarë të paguara nga Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha, Adriatik Llalla, Saimir Tahiri dhe emra të tjerë të cilët duan të gëzojnë simpatinë e amerikanëve. Ajo që bie në sy është se lobimet kanë nisur fort para zgjedhjeve. Në 2007 ishte qeveria “Berisha” kur nënshkroi një kontratë 500 mijë dollarë me kompaninë “Euro “Ridge, që drejtohej nga Tom Ridge, ish-Sekretari për Sigurinë e Brendshme në Shtetet e Bashkuara. Më, pas ky “virus” u përhap dhe në partitë politike. Lobimet më të forta janë kryer rreth vitit 2009, i cili ishte dhe vit elektoral. Në këtë vit LSI ka paguar 154.298 dollarë, PD 120.000 dollarë, PS 82.250 dollarë, ndërsa qeveria “Berisha” rreth 825,000 dollarë. Në këtë periudhë PD e drejtuar nga Berisha ka firmosur një kontratë me “BKSH & Associates”. Kjo firmë është kujdesur që zyrtarët e PD, si Berisha, Topalli e emra të tjerë të kenë takime me personazhe të njohur në SHBA. Ndërsa PS ka lobuar përmes “Rasky Baerlein Strategic Communications”. Ajo që bie në sy është se LSI ka shpenzuar më shumë para nga të gjithë për të lobuar. Në atë kohë drejtohej nga Ilir Meta dhe pas zgjedhjeve u bë koalicioni i famshëm Meta-Berisha. LSI ka pasur një marrëveshje me “Dutko WorldWide”. Në listë është dhe PDIU, e cila po ashtu ka lobuar në këtë kohë. Qeveria “Berisha” në atë kohë ka lobuar përmes “Patton Boggs”. Në faqen e Departamenti të Drejtësisë janë rreth 10 dokumente, kontrata e letërkëmbime mbi lobimet e qeverisë përmes kësaj kompanie, e cila përfitoi rreth 825 mijë dollarë e ndarë në disa pagesa. Pra në total vetëm në vitet 2009-2010 janë shpenzuar rreth 1.2 milionë dollarë nga partitë shqiptare për lobime.

Lobimet e “Podesta-s”

Gjatë kohës që Berisha ishte në pushtet, shpenzoheshin mijëra dollarë për lobime, pasi PD kishte kompani tjetër dhe qeveria me kompani të sajën. Të gjithë e mbajnë mend “Podestën” . Në 2013 jemi sërish në vit zgjedhor dhe sa herë ka zgjedhje nisin lobimet pasi partitë mendojnë se duke marrë mbështetjen e SHBA do të fitojnë zgjedhjet. Në 2013 “Podesta” ka marrë nga qeveria e Berishës 360.000 dollarë. “Podesta” ka dërguar me qindra e-maile, ka pasur telefonat dhe është ankuar te amerikanët për procesin zgjedhor, duke qenë se PD më pas i humbi zgjedhjet.

Lobimet e fundit

Ashtu si në 2009, 2013, edhe në zgjedhjet e 2017 nuk munguan lobimet. Partia Socialiste fillimisht ka lidhur marrëveshje me “Ballard Partners”, me afat një vjeçar. Marrëveshja ka hyrë në fuqi më 1 prill të 2017 dhe ka skaduar më 31 mars 2018. Pakti është arritur mes drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga dhe kreut të kompanisë. Kostoja e kësaj marrëveshje ka qenë 20 mijë dollarë në muaj, ose 240 mijë dollarë në vit. Sa i takon PD, ajo ka arritur fillimisht një marrëveshje me “Barnes & Thornburg, LLP”, për 6 muaj dhe kostoja e lobimit ka qenë 50 mijë dollarë në muaj, pra 300 mijë dollarë në total. Më vonë është firmosur një marrëveshje me “Baron Public Affairs, LLC”, me një afat tre mujor dhe me kosto15 mijë USD në muaj, pra 45 mijë dollarë. Kontrata e fundit është me “Muzin Capitol Partners, LLC”, ku ka pasur një kosto prej 675 mijë dollarësh. Bëhet fjalë për kontratën për të cilën PD ishte nën hetim në Shqipëri dhe në SHBA. Së fundmi PD ka arritur një marrëveshje me kompaninë “Sonoran Policy Group LCC”. Në 2019 pati një marrëveshje prej 40 mijë dollarësh. Ndërkohë në qershor të këtij viti PD ka paguar 30 mijë dollarë për të vijuar lobimet. Sipas të dhënave të siguruara nga gazeta, në vitin 2019 dhe në 2017 përmes lobimeve PD ka siguruar 65 takime, telefonata dhe biseda me personalitete të ndryshëm në SHBA. Shumica e takimeve janë realizuar nga Fatmir Mediu në 2017, para zgjedhjeve, kur ishte dhe kriza politike. Ndërkohë sa i takon vitit 2019 lobimet më të shuma kanë qenë për ambasadoren e re që do të vinte në vendin tonë. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë PD ka kërkuar nga kompania lobuese që t’i mundësojë një takim Bashës me zv/ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer. Nëse kthehemi te LSI, kjo parti ka firmosur fillimisht një kontratë me “Global Security and Innovative Strategies, LLC”, me një kosto prej 267,804 dollarë për 6 muaj. Në Janar 2017 LSI ka paguar dhe kompaninë e lobimit “McKeon Group” me 15 mijë USD. Nëse i mbledhim shpenzimet e të gjitha partive, rezulton se në tre vitet e fundit kanë shpenzuar për lobime plot 1.612.000. Nëse bëjmë një përmbledhje të të gjithave janë rreth 4 milionë dollarë të dala nga vendi ynë vetëm për lobime.