“Politika do të tensionohet”, Cako parashikon lëvizjen e bujshme të Berishës dhe Metës: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë në vitin 2024

Konspiracionisti Alfred Cako ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Cako paralajmëron një aleancë Berisha-Meta në zgjedhjet e vitit 2024.

Ai tha se PD e Berishës nuk ka të ardhme të rikthehet në pushtet.

“Unë mendoj që në qoftë se Berisha do të jetë në gjendje të mirë fizike, në vitin 2024 kur do të jenë zgjedhjet e radhës mendoj që do të jenë të bashkuar me Metën. Nëse këta do jenë të fuqishëm do të marrin votat më të mëdha të opozitës, por sërish atyre do ua manipulojnë votat. PD e Berishës nuk ka të ardhme të rikthehet në pushtet. Politika do të tensionohet”, u shpreh Cako në Top Channel.