“Po them diçka që se kam thënë më herët”, Endri Shabani bën deklaratën e papritur për Lulzim Bashën

Anëtari i Nisma Thurje, Endri Shabani ka treguar se kryedemokrati Lulzim Basha i kishte premtuar që do dilte pro hapjes së listave.

Ai tha se tani kreu i PD nuk po mban këtë qëndrim.

“Po them diçka që se kam thënë më herët. Basha ma ka premtuar se do dalë pro hapjes së listave. Ma ka thënë tekstualisht që do dalë pro hapjes së listave. Tashmë ai nuk po mban premtimin. Basha po mbron një sistem që e ka bërë Rama me Berishën në vitin 2008”, tha Shabani për Open.