“Po të jesh 2 metra, nuk je hajdut”, Sonila Meço ironizon keq Ramën

“Ke parë ndonjëherë hajdut 2 metra ti? Ke parë të kapet ndonjë hajdut 2 metra? Nuk ka, ta harrosh”.

Pas kësaj deklarate gati të cuditshme nga kryeministri Rama, ka reaguar plot ironi gazetarja Sonila Meco.

Me nota të forta humori dhe ironie, Meco shprehet se, “me pak ponde në taka përjashtohem nga të supozuarit ‘hajdute'”.

“Sepse jam modeste, ndaj nuk po shprehem mbi shtatlartësinë time dhe përpjestimin e zhdrejtë tashmë të vërtetuar me “vjedhjen” e parasë publike.

Për transparencë jam vërtet 180 cm, por më thuhet masivisht se ngjaj 2 metra e pak, ose…ose me pak ponde në taka përjashtohem nga të supozuarit ‘hajdute'”, shkruan Meço në postimin e saj