“Po si ka mundësi që kryeministri i Shqipërisë…”, Ngjela i revoltuar del me deklaratën

Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një reagim të fortë ndaj të gjithë atyre që po kritikojnë autorin e skulpturës së Gjergj Kastriot Skënderbeut që u vendos në Prizren.

Ngjela i drejtohet me një thirrje të fortë edhe kryeministrit Rama në lidhje me kritikat që janë hedhur ndaj artistit që realizoi këtë vepër.

“Në kritikën e artit shqiptar po vazhdon zhdanovizmi i Stalinit dhe Enver Hoxhës.

Deri kur do të vijojë urrejtja e pushtetarëve shqiptarë kundër artit modern abstrakt dhe surealist; dhe e profanëve zhdanovistë që hiqen si kritikë arti.

I them këto, sepse marr shkas nga diskutimi i profanëve kundër shtatores se Gjergj Kastriotit, vendosur në Prizren.

I shkruaj këto, sepse, për t’i provuar fjalët e mia në mbrojtje të saj, po ju paraqes një nga skulpturat më të famshme të Shekullit të XX-të, të skulptorit famoz britanik Henry Spencer Moor. Skulptura quhet King and Queen.

Po si ka mundësi që ky kryeministri i Shqipërisë që rri në Tiranë dhe e mban veten si piktor i abstraksionit në art, mban dy zhdanovistë profanë si dekanë të Institutit të Lartë të Arteve, që nuk dinë fare se çfarë është skulptura moderne e Shek të XX-të…?!!

Shikoheni ngjashmërinë në stil të skulpturës së Prizrenit me skulpturën e famshme të Mbretit dhe Mbretëreshës, e kompozuar nga Henry Moor në vitin 1953-1954, për të kuptuar stilin e skulptorit shqiptar në skulpturën që po goditet. Aty e keni, në anglisht, bashkë me kritikën, famën dhe historinë e saj…”, shkruan Ngjela.

Në kritikën e artit shqiptar po vazhdon zhdanovizmi i Stalinit dhe Enver Hoxhës. Deri kur do të vijojë urrejtja e…