PO NDODH!, Buna del nga shtrati nis evakuimi i qytetarëve në Shkodër

Në Shkodër, situata e shirave po sjell probleme shumë të mëdha. Mësohet se ditën e sotme liqeni i Bunës ka dalë nga shtrati duke shkaktuar kështu përmnytje të mëdha.

Deri tani në Shkodër janë evakuar të paktën 10 familje pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur. Gjithashtu lumi Drin bëhet e ditur e ka rritje të prurjeve të tij. Ja cfarë thuhet në njoftimin zyrtar.

“Gjatë 24 orëve te fundit ka rritje të nivelit të ujit nga prurjet, shkarkimet, reshjet në të gjithë territorin në Shkodër. Në territorin e Bashkisë Shkodër, janë rritur së tepërmi nivelet e lumenjve.Lumi Buna ka dalë nga shtrati. Rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.Ka rritje të prurjeve të lumit Drin. Mbrëmë natës në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera. Gjatë natës forcat zjarrëfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë patur prezencë uji në oborre.”