Po merr vendin e Bashës si kandidat për kryeministër? Meta kujton se çfarë ndodhi me Nanon dhe paralajmëron ndryshimin e madh

Presidenti Ilir Meta i pyetur nga gazetarët nëse po merr vendin e Bashës si kandidat për kryeministër, u përgjigj se ai është President dhe do i dalë për zot këtij vendi.

“Qeveria është rrëzuar prej kohësh. Qeveria ka rrëzuar veten dhe ka zero legjitimitet për aq kohë sa shkatërron marrëveshjen e 5 Qershorit. Unë jam me 5 Qershorin. Unë jam President dhe do i dal për zot shtetit dhe vendit me gjithë socialistët e ndershëm e opozitarët e ndershëm. Me të gjithë ata që duan një Shqipëri nesër.

Më vjen shumë keq. Këto janë gjërat më të parëndësishme për mua. Kam qenë kryeministër para 20 vitesh dhe jam krenar. Nuk kam këtë shqetësim. Kam ikur nga kryeministër se Fatos Nano donte të bënte patjetër President. Atëherë u tha që Presidenti nuk do zgjidhej pa opozitën, në të kundërt do prishej procesi i stabilizim-asociimit”, deklaroi Meta.