Po kurohej në shtëpi, ja nga se vuante 21 vjeçari shqiptar që humbi jetën si pasojë e COVID

21 vjeçari, Ledian Ceka banues në lagjen “Skënderbe” në Elbasan, i cili mbrëmjen e djeshme humbi jetën nga COVID-19 po shërohej nga shtëpia.

21 vjeçari pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku edhe është vendosur menjëherë në intubim. Por pavarësisht përpjekjeve i riu nuk mundi ta fitojë betejën me koronavirusin.

Po ashtu ai vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, konkretisht nga sëmundja e mushkërive.