“Po hanë trutë e peshkut për të na shit trutë e gomarit”, ish-ministri socialist në protestën e Sali Berishës: Sot na kanë ardhur mysfirë

Ish-ministri i LSI, Ylli Manjani i është bashkuar protestës së organizuar sot para kryeministrisë, kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçic në Tiranë në kuadër të projektit “Open Balkan”, duke e nisur fjalën e tij me shprehjen: “Demokratë jeni te gjallë”?

“Nuk kam ardhur për qokë, as për patriotizëm, sepse ne nuk jemi patriotë jemi shqiptarë dhe kjo është shumë më e rëndësishme se sa t’i shesim mend njëri- tjetrit apo qoftë dhe dynjasë me patriotizëm. Historia është e thjeshtë. Sot në Shqipëri na kanë ardhur mysafirë. Po hanë trutë e peshkut për të na shit trutë e gomarit, por kjo nuk shkon sepse me trutë e gomarit nuk shkon sa Shqipëria, Serbia, as Maqedonia dhe as Ballkani. Kjo është histori gomerësh dhe gomerët ju e dini ku e kanë vendin”, tha Manjani.