Po Elvana nga ka humbur?! Zbulohet se çfarë fshihet pas zhdukjes së këngëtares

Elvana Gjata është “zhdukur” sërish nga rrjetet sociale, teksa vihet re edhe mungesa e saj në tregun muzikor këtë verë, kur projektet e reja janë të shumta.

Për herë të fundit këngëtaren e pamë në festivalin e RTSH ku debutoi me këngën e saj “Me tana”, por ka rreth 6 muaj dhe këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë këngë.

Mungesa është vënë re edhe në rrjetet sociale, teksa postimet e saj të fundit datojnë rreth 1 muaj më parë, kur Elvana iu bashkua fushatës së ndërgjegjësimit për të drejtat e femrave pas skandalit të abuzimit të minorenes në një shkollë në Babrru.

Kështu, të gjithë po pyesim se ku ka humbur Elvana?

Dhe më në fund doli dikush që foli rreth artistes së hititi “A m’don” dhe është as më pak dhe as më shumë se miku i saj Valdrin Sahiti.

I ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, stilisti nuk mund të shpëtonte pa u pyetur për Elvanën.

“Ku është Elvana, nga bëhet?” – pyeti njëri nga fëmijët e emisionit.

“Sigurisht që e di se ç’po bën Elvana. Ajo është mikesha ime. Sa herë që Elvana “humb”, ka një gjë të madhe për të prezantuar” – tha Valdrini, duke lënë të kuptohet se këngëtarja e njohur e skenës, tashmë ka projekte të reja e të mëdha për të prezantuar.

Nuk e dimë se sa do zgjasë ‘humbja’ e saj, por mezi po presim të rikthehet. /Iconstyle

Foto: