Po e përçan Rama PD-LSI? Ish-deputeti tregon se çfarë e pret kryeministrin

Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka tha se skema e kryeministrit Rama për të përçarë opozitën nuk do të funksionojë. Ai tha se kreu i qeverisë do të humbasë edhe nga kjo hile që po bën vetë.

“Rama në 2017 përdori çdo gjë dhe në fund fare nuk mori dot më shumë se 47% të votave. Në këtë rast jemi në situatë të kundërt dhe po i hyj vet aritmetikës, Rama i vetëm dhe opozita në krahun tjetër. Që të fitoj njëra palë duhet të marri 50% dhe Rama nuk i mori dot në ditën më të keqe tonën. Kjo përçarje që ai po tenton, nuk e di se si mund të përçahen këto parti… Mundet që Rama të humbasi edhe nga ajo hilja që bëri vet”, tha Paloka në Zonë e Lirë.