“Po bëri vaki të ndodhë kjo histori, shqiptarët bëjnë atë që s’ia pret mendja”, Pandeli Majko del me paralajmërimin e fuqishëm

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka mbajtur sërish në qëndrim mjaft të fortë ndaj deklaratës së Vuçiç-it për luftë dhe zhvillimeve të fundit politike.

Majko u shpreh i prerë për ABC se nëse fillon lufta, shqiptarët do të mobilizohen dhe do të bëjnë gjithçka që nuk e bënë në luftën e Kosovës.

“Nëse do të ketë një konflikt si në Nagorno-Karabakh, trupat serbe do të përballen me trupat e NATO-s. Dhe po bëri vaki që të ndodhë kjo histori që do të thotë ripërsëritje e luftës së Kosovës, po ju them që shqiptarët të organizuar dhe të paorganizuar, do të bëjnë një gjë që s’e kanë bërë as herën e kaluar. Dhe këtë Serbët duhet ta dinë shumë mirë. Kur shqiptarët fituan një luftë me NATO, pa pasur shtet, pa pasur ushtri, pa pasur strukturat shtetërore, imagjinoni se çfarë bëjnë duke e pasur Kosovën”, tha Majko.