“Plas peshku, o midhje”, Basha nxjerr videon dhe kujtohet të sulmojë Ramën

Kreu i opozitës, Lulzim Basha duket se është kujtuar të reagojë ndaj kryeministrit Rama me një postim në llogarinë e tij në Tëitter. Ai ka publikuar një video, e cila ka në qendër të vëmendjes mënyrën e komunikimit të disa liderëve europianë dhe kryeministrit Edi Rama. Video satirike vë në lojë gjuhën e përdorur së fundmi nga kryeministri.

“Plas peshku, midhjet me karkalecat dhe me sardelet, peshku, byrek, sardele, si midhje dhe si karkaleca, peshqve, do peshkojne, nuk ka peshk, karkaleci, peshku, o karkalec deti, o midhje, o sardele”, janë disa nga fjalët e përdorura nga kryeministri që janë shkëputur për të treguar gjuhën që shefi i qeverisë përdor.

“Liderat në botë dhe ky TERSI ynë…”, shkruhet mbi videon.