Plas në Kuvend mes Gramoz Ruçit dhe Adriatik Alimadhit: “Ne ballistët i duam gratë në shtëpi, jo nëpër male”, tërhiqe pas se të

Me debate të forta u shoqërua seanca e sotme e Kuvendit, ku pak çaste më pare u përplasën edhe kryeplamentari Gramoz Ruçi me deputetin Adriatik Alimadhi pasi nuk i dha fjalën për replikë.

Replikat:

Gramoz Ruçi: A ka mundësi të mbaroj unë njëherë? S’është sharje po të them ballisht? Ti më ke thënë 100 herë komunist dhe se’të kam thënë gjë. Që edhe s’jam. Ti je ballist dhe të vjen rëndë kur përmendet ballisit. Po ç’replikë ke për ballistët?

Alimadhi: Ne ballistët i duam gratë por i duam në shtëpitë tona, dhe jo nëpër male. QË ta kuptosh ti mirë këtë.

Gramoz Ruçi: Ndërpritet fjala. Tërhiq atë që the.

Alimadhi: Nuk tërheq asnjë? Ulu poshtë! Apo mirë rri aty pastaj. Po të rrish aty do të të përjashtoj nga seanca.