Një tjetër debat i ashpër ka përfshirë sërish konkurrentët e “Për’puthen”, këtë herë mes Antonelës dhe Erit. Edhe pse konkurrentëve të këtij spektakli nuk u lejohet të flasin me njëri-tjetrin në privat, ata gjithmonë e kanë thyer këtë rregull.
Antonela pretendon se Eri i ka dërguar mesazhe në privat ku tregon se i ka kërkuar bukuroshes nga Shkodra që ajo ta zgjedhë për një super takim dhe kur ata u përballën në studio, Eri mohoi gjithcka. Ai i kërkoi Antonelës që të nxjerrë mesazhet dhe të tregoi live fjalët që ajo pretendon se ai ka thënë.
Eri u shpreh se nuk ka patur asnjë kontakt të tillë jashtë spektaklit me Antonelën dhe thotë se ajo është mashtruesja më e madhe. Teksa debati degradoi edhe më shumë, Eri i tha se është gati t’i japë Antonelës të gjithë pasurinë e tij vetëm që ajo të tregojë të vërtetën.