Plas keq në studio! Analisti i njohur zbulon çfarë fshihet pas akuzave të Lulzim Bashës

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është përplasur në Spotlight me analistin e njohur Vehap Kola duke e quajtur këtë të fundit shpifës.

Kola ka hedhur akuzat e maxhorancës ndaj Lulzim Bashës për fshehjen e filmimeve të masakrës së Krushës po përdoren për të zhvendosur vëmendjen nga Pandemia dhe shqetësimi real, jeta e njerëzve. Analisti shton se po vd esin njerëz nëpër ambulance dhe spitale dhe ky debat real po tentohet të mbulohet me çështje patriotike-nacionaliste.

Vehap Kola: Pse u bë kjo akuzë tani? Në fakt akuza njihej që në Qershor si nga politika shqiptare dhe nga Kosova dhe dihej që do ndodhnin këto ndalime, arrestime ose gjykime. Pse ndodhi tani? Sepse, tani qeveria është në një hall shumë të madh, dyshoj unë si qytetar, që është: Po vd esin njerëzit nëpër ambulanca, nëpër rrugë, në shtëpi, në spitale. Realisht nuk ka frikë më të madhe, shqetësim më të madh se sa jeta, jo nje ngjarje, paçka se mund të jetë e padrejtë, si stisja e akuzave para 10 a 15 viteve. Atëherë, hajde të fillojmë një patos nacionalist, patriotizëm dhe mbulojmë debatin real që është pandemia.

Taulant Balla: Zotrote shpife përsëri, se qenke një shpifës. Këtu ka një betejë për jetë a vd ekje me një pandemi.