Plas debati në studio, Alketa dhe Roberti kapen kokë më kokë

Në puntatën e kaluar të “Love Story” një gjest i vajzave kundrejt Saimirit ka shkaktuar debate të forta mes prezantueses Alketa Vejsiu dhe opinionistit, Robert Aliaj.

Vajzave ju kërkua që të gatuanin një pjatë për princin dhe ky i fundit do të zgjidhte të preferuarën për ta ftuar në një takim. Këtë gjest të bukurosheve Roberti e ka quajtur si skllavëri dhe duket sikur ato po ofrojnë veten si në një haram.

Këto fjalë nuk janë pritur aspak mirë nga Alketa e cila e irrituar nga fjalët e opinionistit. “Ky nuk është harem. Refuzoj ta dëgjoj në emër të çdo vajze shqiptare që shikon një spektakël si ky. Ky është një gabim fatal. E krahason me një harem, ku femra është e nënshtruar, inferiore, në shërbim të kënaqësive të një burri. Këto vajza nuk janë në shërbim të kënaqësive të Saimirit, janë në shërbim të kënaqësisë vetjake, ju pëlqen, kanë ardhur këtu, kënaqen, argëtohen, kaq.” -tha ajo.

Megjithatë, Roberti vazhdoi duke i qëndruar besnik mendimit të tij fillestar./Source.al