Plas bomba në “Opinion”: 12 persona tek ‘Shefqet Ndroqi’…

I ftuar ne Opinion, Ilir Pecnikaj nga Departamenti i Shëndetësisë në Partinë Demokratike beri nje deklarate te forte. Ai tha se shifrat e viktimave nga Covid 19 në Shqipëri nuk janë raportuar me saktësi. Pecnikaj tha se Shqipëria nuk raporton tek vd.ekjet personat që humbasin jetë pasi janë negativizuar, personat që dalin pozitiv pas vde.kjes dhe ata që ndërrojnë jetë jashtë vendit. Pecnikaj: Shifrat janë të gjitha jo të vlefshme dhe të manipuluara. Sot unë ju them me bindje të plotë.

Fevziu: Keni fakte? Pecnikaj: Kam faktin, që në datën 12 ose 13 nëntor, vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” kanë vde.kur 12 persona.

Fevziu: Vetëm nga Covid? Pecnikaj: Le të më thotë nëse dikush shkon në spitalin “Shefqet Ndroqi”, njeri për arsye të tjera? Dhe të nesërmen në të gjithë Shqipërinë janë raportuar se kanë vde.kur vetëm 5 persona.

Personat me tampon negativë nuk hyjnë në listën Covid, ata që vd.esin jashtë vendit nuk hyjnë në këtë listë, personat që tamponi pozitiv ju ka dalë post mortum, nuk hyjnë në këtë listë. Ka një dredhi këtu. Testi ka fallco pozitivitetin, por sa më shumë larg në kohë të bëhet, aq më e vështirë është të kapet .

Por drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj e ka kundërshtuar shifrën e përmendur nga zoti Pecnikaj, ndërsa tha: Më sill emrat e të vd.ekurve dhe të them unë nga se kam vd.ekur. T’ju vijë zor nga çfarë nxorët deri tani. Më thuaj një shtet në të gjithë botën që është menaxhuar mirë.