Plane për fundjavë? Më parë mësoni sa do të shkojnë temperaturat

Kjo fundjavë do të jetë favorizuese për të gjithë ata që kanë menduar të shkojnë me pushime.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se temperaturat do të shkojnë deri në 38 dhe 39 gradë celsius.

“Lajme të mira vijnë nga parashikimi i motit sa i përket dy ditëve që presim përpara. Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe ideal për ata të cilat kanë planifikuar pushime për këto dy ditë.

Temperaturat për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut pritet të jenë të larta deri në 38-39°C kryesisht mesdita e ditës së Diel. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s më tepër e ndjeshme nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë vijës bregdetare”, njofton SHMU.