Plagoset rëndë 50-vjeçari në Shëngjin, zbardhen detajet e para çfarë ka ndodhur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Plazhin e Shëngjinit. Mësohet një motor uji, ku udhëtonin dy persona, është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi P. M., rreth 50 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Ranës së Hedhun”, ku për t’i ardhur në ndihmë të dëmtuarit është thirrur një gomone, e cila e ka transportuar atë për te Porti i Shëngjinit, dhe më pas autoambulanca e ka dërguar drejt Spitalit të Lezhës.