Pipero jep lajmin e mirë: Po e përdorim tek Infektivi, kjo është kura kundër Covid-19 që po u jep pacientëve një shans për të mbijetuar

Mjeku Pëllumb Pipero shprehet optimist lidhur me aplikimin e trajtimit më plazmë në Shqipëri. Ai tha se plazma jep një shans për të mbijetuar pacientët.

“Duhet të jemi të qartë që mrekulli me skemat e mjekimit me Covid-19 nuk ka sot në asnjë vend të botës, por përdorimi i plazmës ka dhënë rezultate mjaft optimiste dhe po merr përdorim të gjerë në të gjitha vendet. Ndihmon pacientët. Plazma jep një shans për të mbijetuar pacientët”, tha Pipero për Tv Klan.