Pipero jep lajmin e keq, tregon sa do zgjasë pandemia

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, ka folur në lidhje me shtimin e rasteve me koronavirus gjatë javëve të fundit në vend. I ftuar në emisionin “Hipokrati” në Top Channel, Pipero tha se normaliteti i ri do të jetë me maskë. Sipas tij, pandemia e koronavirusit mund të zgjasë edhe dy apo tre vite të tjera.

“Pas relaksimit të masave e dinim që do kishte rritje të rasteve, por është përtej pritshmërive tona, por nuk menduam që do ishim të pakujdesshëm kaq sa jemi.

Dhe duke qenë se është rritur ekspozimi pra njerëzit që takohen me njëri tjetrin, aktivitetet, ka shtuar numrin e kontakteve, atyre që infektohen dhe sëmuren”, tha ai.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 102 raste të reja dhe 4 viktima.