Petro Koçi nxjerr zbuluar PD-së, ja si qëndron e vërteta e koalicioneve…

Petro Koçi, Zv. Ministri i Mbrojtjes ka dalë sot me një deklaratë të fortë sa i përket marrëveshjeve për koalicion të Partisë Demokratike më 25 prill. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka ironizuar duke thënë se opozita nuk do t’i fitonte kurrë zgjedhjet nëse nuk do të realizonte këto marrëveshje.

“PD po te kishte besim se i fiton zgjedhjet nuk do bente kurresesi marreveshje per te perfshire ne listat e saj kryetare partish qe ngjishen ne furgonin e saj.

Keto marreveshje individuale qe nuk perbejne koalicion te vertete jane pasoje gjendjes se deshperuar ne te cilen ndodhet PD.”, -shkruan ai në postimin e tij duke nxjerrë zbuluar Bashën dhe partinë e tij.