Petro Koçi flet me emra, plas skandalin e rëndë: Jam tronditur nga ky lajm

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në Gjykatën e Fierit, që ka marrë edhe vëmendjen e kryetarit të Partisë Socialiste Petro Koçi, pasi nipi i Arben Isufajt, i njohur ndryshe si Ben qimja, sipas vendimit të gjyqtarit Ergys Selmanaj, duhet të përfitojë 500 milionë lekë për largimin nga detyra në Albetrol.

Kompania Albetrol, e cila vetëm një muaj më parë ndërroi drejtor, në krye të saj shkoi ish-kryetari i bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj, po përballet me problematika të ndryshme gjyqesh fiktive, në dëm të financave të kësaj kompanie shtetërore të naftës.

Petro Koci, i njohur me rastin, thotë se është presioni I të fortëve që gjunjëzon gjyqsorin.

Denoncon Petro Koçi:

Keto dite jam tronditur nga nje lajm sipas te cilit gjyqtari Ergys Selmanaj ka ndeshkuar Kompanine Albpetrol per te demshperblyer nje shtetas me mbiemrin Isufaj me rreth 500 milione leke (te vjetra) per shkak “te demit moral” qe i paskesh shkaktuar kompania ketij shtetasi gjate aktit te nderprerjes se marredhenieve te punes.

Uroj te mos jete e vertete!

Perndryshe i bie qe presioni i te forteve vazhdon te gjunjezoje gjyqesorin duke shkaterruar financat e nje kompanie qe ushqen ekonomine tone dhe qindra familje punonjesish te zones tone.

Administrata shteterore duhet ti rezistoje ketij presioni qe xhvat tenderat e ekonomise publike dhe ne institucione te tjera dhe qe u siguron lavanterine parave te pista te te forteve.

Ata qe s’munden, te bejne menjane, por jo te firmosin ushqimin e kr imit te organizuar me parate e shtetit.

Nga ana tjeter organet ligjzbatuese duhet te kene me ne vemendje kr imin ekonomik qe kryhet nen hunden e tyre.