Petrit Vasili: Ja sa mandate merr Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se kryeministri Edi Rama, e di mirë që llogaritë i dalin që në 25 prill PS të marrë 47 mandate, dhe jo 74, aq sa ka vënë synim të fitojë Partia Socialiste.

“Shkollepaku ne kllapi ngaterron 74 me 47! Piktori ose poçexhiu Edi Rama ne kllapi pasi numeron mandatet per 25 prillin truri i nxjerr vetem 47, por goja i broçkullit 74. Per shkollepakun, halucinacioni nga 47 ne 74 eshte perçartja e nje te marri qe s’di ç’kerkon. Po cfare i duhen keto 74 (apo realisht 47) mandate ketij te ikuri. Shkollepaku ka 100% te mandateve dhe e shkaterroi Shqiperine krye krejt. Tani shkollepakut ju dashkan 74 (47) mandate, qe te ndreqe Shqiperine, qe shkaterroi vete. Me 100% te pushtetit:

vodhen miliarda me PPP e koncesione, nga 5 i bene 15 Kushtet per hapjen e Negociatave, e bene Shqiperine lavatrice te parave te pista, arsimin e bastarduan ne arsimin e Turit, e kthyen Shqiperine ne narkoshtet dhe Kolumbine e Europes, e lane pa shendetesi dhe pandemia provoi horrllekun e tyre duke i lene pacientet ne dore te fatit, e lane Shqiperine pa Gjykate Kushtetuese dhe Gjykate te Larte, e lane deri edhe pa uje te pijshem, i lane perjashta, bile edhe pa buke, shqiptaret, qe u goditen nga termeti, i bene shqiptaret qe me mijra te ikin nga Shqiperia rrugeve te botes.

Per cfare i do keto 74(47) mandate shkollepaku apo qe ta shese te gjithe Shqiperine ashtu sic do qe te shese detin si dhe tu rrembeje edhe lekun e fundit shqiptareve, se ky ka aftesi vetem per te zhvatur dhe shkaterruar dhe asgje tjeter. Megjithate shkollepak 47 nuk behet 74 mblidhe mendjen dhe ik!”, shkruan Vasili.