Petrit Malaj e nis ditën me një deklaratë të trishtë: “Në këtë kohë që po jetojmë më vjen keq që auditorët janë bosh ndërsa kafet plot”

Aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur shqiptar Petrit Malaj mëngjesin e sotëm ka dhënë një intervistë ku ka folur për betejën e tij me virusin. Ai zbuloi për shikuesit vështirësitë e familjes së tij sa i përket infektimit dhe mënyrën se si arriti ta mbrojë mamanë në mënyrë që ajo të mos prekej.

Sakaq, aktori shumë i dashur i publikut bëri një deklaratë të trishtë sa i përket situatës së krijuar nga Covid-19. Malaj u shpreh se është shumë e trishtë që auditorët e shkollave janë bosh ndërsa lokalet janë plot.

“E kam kaluar me pak problematikë, fillimisht unë me bashkëshorten. Më pas djali i vogël me bashkëshorten, tani së fundmi djali i madh me bashkëshorten. Nënën e kam të izoluar. Para pak ditësh, ajo kishte ditëlindjen dhe vendosa ta nxjerr.

Më vjen keq që kur shoh këtë gjendje, shkoj në rrugë, lokalet janë plot dhe auditorët janë bosh. Nuk ma kishte marr mendja që do të ndodhte ndonjë ditë që do bëja mësim online. Kemi dërguar propozimin po nuk e dimë së çdo të ndodh pasi ne të arteve mund ta zhvillojmë mësimin edhe një person se ashtu e kemi strukturën. Po nuk jam optimist se çdo ditë e më shumë shifrat po rriten”, -tregoi ai.