Personazhi më interesant që ke pasur në emision? Çani thotë emrin e politikanit shqiptar që do ju befasojë: Ai është i ditur dhe di të dëgjojë

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikOn”, gazetari Arjan Çani teksa bëri parashikimet e tij për zgjedhjet e prillit 2021, iu përgjigje edhe pyetjes se kush ka qenë personazhi më interesant që ka pasur në emisionin. Çani u shpreh i bindur se Berisha është një ndër personazhet më interesante që ka pasur në 18 vite emision. “ Në 18 vite emision personazhi më interesant është Sali Berisha. Është i ditur, di të dëgjojë, të të respektojë. Berisha është një nga klientët më interesantë dhe më të bukur të emisionit. Nuk e them politikisht por realisht më intrigon. Ka një staturë që nuk e gjen në asnjë personazh tjetër.”, u shpreh gazetari Arjan Çani.