Përshkallëzohen tensionet, kërcënimet e paralajmërimet, Turqia i përgjigjet prerë BE-së: Thirrja juaj…

Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar se vendi është pro dialogut dhe bisedimeve dhe se thirrja e Bashkimit Evropian (BE) duhet të jetë jo ndaj Turqisë por ndaj atyre që hedhin hap të njëanshëm dhe nxitës në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Twitter e ministrisë vihet theksi se Turqia është pro bisedimeve dhe dialogut.

“(Turqia), është e vendosur të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj legjitime. Thirrja e BE-së duhet të jetë jo ndaj Turqisë por ndaj atyre që hedhin hap të njëanshëm dhe nxitës në Mesdheun Lindor dhe kundrejt atyre që nuk respektojnë të drejtat dhe interesat e Turqisë dhe turqve qipriotë”, thuhet në postimin e bërë nga ministria turke.