Përsëritet ngjarja, ja çfarë ndodhi 30 minuta pasi maturantët nisën testin e matematikës

Ditën e sotme maturantët shqiptarë kanë nisur të bëjnë testin e matematikës. Testimi i tyre në rang kombëtar ka nisur që prej orësh 10:00 dhe vetëm 30 minuta më pas ky test është bërë publik online.

E njëjta gjë ndodhi edhe me testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërisë që u bë publike vetëm 30 minuta pas nisjes së provimit.

Faqja ‘studentët denoncojnë’ kanë publike këtë ngjarje që ndikon drejtpërdrejt në transparencën e provimeve të maturës si dhe në psikologjinë e studentëve.

Në postimin e kësaj faqeje thuhet: Pershendetje ne oren 10:34 min testi I sotem I matematikes duke u zgjidhur ne grupe studentore.