Përsëritet historia, përmbyten 410 hektarë në vend, frikësohen banorët

Reshjet e dendura të shiut kanë filluar të shkaktojnë problemet e para. Ditën e kaluar u paralajmërua se lumi Vjosë ishte gati të dalë nga shtrati ndërkohë që sinoptikanët thanë se priten përmbytje të tjera në vend.

Sot, fatkeqësisht konfirmohen se 410 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në Durrës, përkatësisht në Ishëm, vendi që u dëmtua rëndë edhe nga tërmeti i 29 nëntorit të vitit të kaluar. Në këtë vend niveli i ujit ka arritur deri në 3 metra.

Një tjetër problem shqetësues në Ishëm është dalja nga shtrati i lumit me të njejtin emër duke frikësuar banorët të cilëve gjithashtu po dëmtohet e përmbytet shtëpia.