Përplasjet e forta për çështjen e nxehtë të detit, Meta i drejtohet Ramës dhe hedh akuzat e bujshme

Kreu i Shtetit akuzoi kryeministrin Edi Rama, ku foli për çështjen e nxehtë të kufirit detar me Greqinë.Presidenti Ilir Meta u shpreh se kryeministri nuk ka bërë transparencë dhe as bashkëpunim serioz e të besueshëm për këtë çështje kaq të madhe.

Sipas Metës, çështja e detit mes dy vendeve fqinje kërkon një zgjidhje njëherë e përgjithmonë në mënyrë të drejtë për të dyja vendet dhe që t’i shërbejë miqësisë mes tyre.

Deklarata e Metës:

“Të gjitha veprimet e mia kanë qenë konform Kushtetutës, ndërkohë që për fat të keq nga ana e kryeministrit nuk ka pasur as transparencë dhe as një bashkëpunim serioz dhe të besueshëm, siç e meriton rëndësia e çështjeve kaq të mëdha. Kjo është një çështje që zgjidhet njëherë e përgjithmonë dhe duhet zgjidhur në mënyrën më të drejtë për të dyja vendet dhe t’i shërbejë miqësisë mes të dyja vendeve”, u shpreh Meta.