Përplasjet e ashpra Rama-Meta, Berisha thyen heshtjen, zbulon arsyen çfarë po ndodh mes dy krerëve të shtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotëm ka komentuar përplasjet e ashpra të presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama

Berisha thotë se problemet mes palëve kanë nisur sepse qeveria Rama i ka marrë kompetencat kushtetuese presidentit.

“Problemi dhe polemika e sotme ka në themel qëllimin e presidentit ndaj grushtit të shtetit që organizoi Edi Rama qartësisht me marrjen e kompetencave kushtetuese të presidentit. Meqë qytetarët, natyrisht, nuk e kanë të thjeshtë të bëjnë vlerësime për kushtetutën, unë do t’u them se çdo kushtetutë e botës ka një ligj të pandryshueshëm, e drejta e informimit.Para një jave, kryetari i shtetit dërgoi një kërkesë për dramën e madhe që po zhvillohet me Covid-19, përgjigjja e Ramës ishte e një gangsteri, e një njeriu që nuk ka vullnetin të zbatojë, respektojë, qoftë edhe një kompetencë siç është ajo e kreut të shtetit. Ai u kthye si një rrugaç ordiner, duke i thënë se nuk janë punët tuaja ato. Ajo ishte thjesht një kërkesë kushtetuese e presidentit për të pasur informacion zyrtar. Meta po mbështet opozitën se po kërkon të ushtrojë të drejtën e tij më elementare, atë të informimit të kreut të shtetit”, u shpreh Berisha.