Përplasja për inceneratorët, Rama nxjerr ‘blof’ me dokumente Bashën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dokumentet kur kryedemokrati Lulzim Basha ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku ky i fundit i ka kërkuar qeverisë në ikje 34,6 mln euro investim fillestar për kompaninë që do menaxhonte mbetjet dhe me çmim 8 euro më të shtrenjtë se çmimi aktual. Rama përplas deklaratën e bërë në emision, ku thotë se “shqiptarët nuk do paguanin asnjë shifër më shumë”, me dokumentet.

“Gënjeshtra e ka hundën e gjatë po këmbët e shkurtra”, shkruan Rama, teksa ka publikuar edhe çmimin për ton në vendet e tjera, ku Shqipëria renditet në shtetet që ka koston më të ulët.