Përmybjte e madhe, pas Shkodrës situatë kaotike edhe në Vlorë, ja çfarë po ndodh

Rruget e Vlores jane permbytur diten e sotme si pasoje e reshjeve te shiut. Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa rrugë ku uji ka arritur në disa centimetra.

Reshjet e shiut, të shoqëruara me erë të fortë kanë rrëzuar disa pemë në zonën e njohur si “Nimfa” duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve. Eshte dashur ndërhyrja e policisë dhe punonjësve të bashkisë për largimin e këtyre pemëve dhe për të hapur rrugën.

Prezencë të madhe uji ka dhe në disa rrugë kryesore të qytetit, ku situata më e rënduar paraqitet në kryqëzimin e njohur si Albano dhe Romina.