“Përmendja e emrit të tij nga Azem Hajdari bëri që…”, Artan Hoxha tregon se si Gaz Muça u shndërrua në një ndër emrat më të lakuar

Mbrëmjen e djeshme në studion e Blendi Fevziut është diskutuar për ‘kapot’ e krimit që kanë lënë gjurmën në dosjet më të njohura kr iminale në vend.

Blendi Fevziu: Gaz Muça duket se ishte i famshmi i parë i të fortëve në Shqipëri

Artan Hoxha: Menjëherë pas rrëzimit të sistemit, shteti e humbi kontrollin. Dhe kjo humbje e kontrollit mbi shtetin krijoi hapësirën për te lindur grupe të reja.

Gaz Muça u ekspozua me anijen ‘Vlora’. U ekspozua ne ngjarjet e stadiumit të vjetër të Barit. Policia Italiane pati probleme. Këta zhvilluan një lloj revolte.

Mentaliteti i Gaz Muçës ishte imponues. Këtë emër qe ai mori në Itali dhe kthimi këtej por edhe përmendja e emrit të tij nga Azem Hajdari bëri që të vishej nga një aureolë në të gjithë territorin.