Përmbytjet në Shqipëri, drejtori i Emergjencave Civile tregon cilat janë dy zonat më problematike

Haki Çako, drejtori i Emergjencave Civile ka deklarauar mëngjesin e sotëm se autoritetet e kanë totalisht nën kontroll situatën e përmbytjeve

“Vijojmë të ndjekim situatën në Qarkun e Shkodrës, ku situata është nën kontroll. Vijon i njëjti ritëm në nivelet e prezencës së ujrave në Obot, por prurjet janë të stabilizuara. Problematikat janë ndjekur nga njësitë operacionale të bashkive dhe po kontrollojmë totalisht situatën.Në jug jemi drejt normalizimit, pasi niveli i Vjosës është ulur ndjeshëm”, shtoi Çakopër ”, theksoi Çako.