Përmbytjet krijojnë tension mes partive, Kryemadhi ironizon Ramën: “Në këto kushte i bie të formalizojmë lopën”

Mëngjesin e ditës së sotme u mësua se Monika Kryemadhi u nis me nxitim në Shkodër në një takim me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi. Kryefjala e bisedës së tyre ishin përmbytjet e mëdha të shkaktuara në vend që sipas kryetares të LSI-së duhen marrë masa urgjente.

Sipas Monika Kryemadhit, qeveria duhet të sigurojë pronën dhe të gjitha produktet e fermerëve gjë që është pa kosto, u shpreh ajo.

“Ne nganjëherë futemi në logjikën kush është i formalizuar. Ne ishim tek shtëpia e zonjës, asaj i kishte hyrë uji në kavaletën e barit, me çfarë do ta ushqejë lopën dhe sipas teorisë së Edi Ramës i bie që të formalizojnë lopën. Kjo është. Normalisht duhet t’i dalim për zot. Ne nuk i lemë njerëzit të dalin nga dera e shtëpisë nëse nuk paguajnë dritat.” -u shpreh ajo.