Përkeqësohet moti, KESH zbulon informacionin e rëndësishëm: Ja çfarë pritet sonte në mesnatë dhe nesër, kujdes në këto zona

KESH ka bërë një përditësim të situatës meteorologjike në vendin tonë. Përmes një shënimi në facebook, bëhet me dije se sot gjatë orëve të mbrëmjes dhe ditës së nesërme priten rreshje intensive shiu, në veri-lindje të vendit dhe në Malin e Zi, duke sjellë kështu një rritje të ndjeshme të nivelit të liqenit dhe prurjeve në lumin Buna.

Për këtë arsye, për të mos ndikuar në zonën e nën Shkodrës, KESH përgjysmon shkarkimet brenda ditës së sotme nga portat e HEC Vau i Dejës nga 700m3/s në 500 m3/s.