Përkeqësohet gjendja e Ardit Gjebreas nga virusi, moderatori del me njoftimin e papritur

Pak ditë më parë gazetari dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea konfirmoi se ishte infektuar nga virusi duke këshilluar të gjithë publikun që të kenë kujdes për veten dhe të respektojnë masat dhe rregullat anti-Covid.

Teksa është në betejë me këtë virus ai vjen me lajmin e papritur se gjendja i është përkeqësuar dhe në platformat sociale dha një lajm të rëndësishëm sa i përket programit të tij, “E Diela Shqiptare”. Për shkak të gjendjes së rënduar dhe izolimit, Gjebrea nuk do të moderojë këtë të dielë emisionin e tij.

Edhe pse do të donte që të ishte sa më pranë publikut, ai e ka të pamundur dhe sipas rekomandimit të mjekut do të vazhdojë izolimin në shpi./Source.al