Largimi nga detyra për shkak të frikës së vettingut i ka kushtuar shtrenjtë tashmë ish-gjyqtares, Evelina Qirjako.
Mësohet se KPA, ditën e sotme vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK duke e përjashtuar atë për 15 vite nga detyra. Në njoftimin zyrtar thuhet se mbajtja e këtij vendimi në fuqi bën që Evelina Qirjako të përjashtohet duke marrë një goditje të madhe.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.