Presidenti Ilir Meta edhe një herë tjetër ka akuzuar qeverinë shqiptare për situatën kaotike të krijuar për 5 ditë në Kakavijë, ku mijëra shqiptarë qëndruan në pritje duke sfiduar temperaturat e larta, për të pritur kalimin drejt shtetit grek.
Sipas Metës, e gjithë përgjegjësia bie mbi qeverinë shqiptare dhe shtetin, ndërsa shton se kjo është e pafalshme dhe e papranueshme, pasi është papërgjegjshmëri.
Në fund Meta u ka kërkuar falje të gjithë qytetarëve të cilët kaluan ato ditë dhe netë me sakrifica të jashtëzakonshme.
“Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të Republikës.
PËRGJEGJËSIA është VETËM MBI QEVERINË shqiptare dhe shtetin.
Kjo është e PAFALSHME dhe e PAPRANUESHME sepse është vetëm PAPËRGJEGJSHMËRI!
Ju KËRKOJ NDJESË, si President i Republikës, të gjithë qytetarëve tanë, të cilët kaluan ato ditë dhe netë me sakrifica të jashtëzakonshme”, shkruan Meta.